Danimarka konfirmon rastin e parë me variantin brazilian të Covid-19

Evropë

Danimarka konfirmon rastin e parë me variantin brazilian të Covid-19

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Danimarka ka regjistruar rastin e parë të variantit brazilian, sipas një deklarate të ministrit të Shëndetësisë, Magnis Heunicke.

Varianti është zbuluar nga Universiteti Teknik i Danimarkës, i cili ndihmon në analizimin e mostrave dhe është konfirmuar nga agjencia kombëtare e sëmundjeve infektive të Danimarkës.

Kërkimet kanë treguar se  varianti është 2.2 herë më i transmetueshëm dhe mund të shmangë imunitetin nga infeksioni i mëparshëm Covid-19 deri në 61%.

Gjashtë raste të variantit P.1 u raportuan gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë. Studiuesit thanë se kjo nuk ka gjasa të shkaktojë një rritje të rasteve.

Danimarka ka numrin më të ulët të infeksioneve të reja ditore në Evropë, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat