Erdogan: Turqia do të ketë kushtetutë liberale

Evropë

Erdogan: Turqia do të ketë kushtetutë liberale

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:24
Erdogan: Turqia do të ketë kushtetutë liberale

Kushtetuta e re e Turqisë do të jetë gjithëpërfshirëse dhe liberale, deklaroi presidenti Recep Tayyip Erdoëan, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne do të arrijmë për Turqinë një kushtetutë gjithëpërfshirëse, të qartë, demokratike dhe liberale që do t'i prijë marshimit të saj në shekullin e ardhshëm", tha presidenti Erdoëan gjatë një takimi të zgjeruar të drejtuesve të provincave të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) përmes një video-linku.

Erdoëan tha se midis reformave të fundit, propozimi për një kushtetutë të re ishte më e rëndësishmja.

Muajin e kaluar, Erdoëan u kërkoi të gjitha partive politike të marrin pjesë në hartimin e një kushtetute të re, me mbështetjen e udhëheqësit të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli.

AK Partia ka 289 vende në Parlamentin prej 600 vendesh ndërsa MHP ka 48, që së bashku kanë 337 vende. Kjo bie larg nga shumica prej 360 votave të nevojshme për të miratuar kushtetutën e re.

"Ne jemi partia që ndryshoi plotësisht fytyrën demokratike dhe ekonomike të vendit tonë me shumë reforma që ne i quajmë revolucione të heshtura", theksoi Erdoëan, duke përmendur njoftimin e një Plani të Veprimit për të Drejtat e Njeriut të martën.

Ai tha se pakoja e reformës ekonomike do të shpallet gjithashtu javën e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat