‘E vrau dhe e preu në 7 copa’/ 24 vjeçari e joshi vajzën e dehur drejt apartamentit të tij

Evropë

‘E vrau dhe e preu në 7 copa’/ 24 vjeçari e joshi vajzën e dehur drejt apartamentit të tij

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:32
24 vjeçari Azam Mangori, kishte joshur 32 vjeçaren e ndjerë Lorraine Cox

Pasi u josh nga një i panjohur një mbrëmje të vonë, një vajzë e re në Britani është vrarë dhe trupi i saj është copëtuar në një apartament mbi një dyqan kebapi.

Nga ana e akuzës, ditën e djeshme u tha se 24 vjeçari Azam Mangori, kishte joshur 32 vjeçaren e ndjerë Lorraine Cox, nga Exeter e cila po kthehej në shtëpi pasi kishte qenë në një bar me miqtë e saj në Exeter, në jug të Britanisë.

Gjithashtu në gjykatë u tregua sesi Mangori kishte bërë seks me Lorraine në një rrugicë para se ta merrte atë në dhomën e tij.

Ai më pas e kishte vrarë dhe kishte copëtuar trupin e saj në shtatë pjesë, të cilat i kishte mbajtur për disa ditë në apartament.

Mangori, me origjinë kurde nga Iraku, ka pranuar se ka prerë krahët e këmbët e Lorraine dhe më pas ka shpërndarë pjesët e trupit të saj, por mohon vrasjen.

Në gjyaktë u tha se Lorriane kishte qenë duke pirë me miqtë e saj në mbrëmjen e një dite pushimi gushtin e vitit të kaluar.

Ajo ishte nisur të shkonte me këmbë në shtëpi rreth orës 1.00 të natës kur ishte hasur me Mangori, i cili gjithashtu po ecte në rrugë.

Lorraine, e cila raportohet se ishte në një marrëdhënie me një tjetër femër, u shpall më pas e humbur nga i ati.

Mangori kishte përdorur celularin e saj duke u hequr se ishte vajza, për të bërë të besonin të tjerët se ishte ende gjallë, u tha në gjykatë.

Prokurori Simon Laws tha: “Vendndodhja e saj nuk dihej prej një jave nga miqtë e familjarët. Por e vërteta ishte se ajo ishte vrarë nga i akuzuari. Ata nuk ishin njohur më parë, por ai përfitoi nga gjendja e saj e pirë nga alkooli dhe pati një episod seksual me te në një rrugicë pranë Sidwell Street.”

“Më pas ai e mori atë në dhomën ku banonte mbi një dyqan kebapi dhe e vrau atje”.

“Ai preu trupin e saj në shtatë copa dhe i flaku ato”.

Në gjykatë u tha se disa pjesë të trupit u gjetën në koshat e plehrave pranë dyqanit të kebapit, ndërsa të tjera copa vrasesi i kishte mbajtur në shtëpi.

Në celularin e Mangorit kishin gjetur foto ku shiheshin pjesë të këmbës dhe gjymtimeve të trupit të viktimës.

Prokurori tha: “Mangori kishte dalë nëpër rrugë si predator për të parë çfarë mund të gjente. Kur pa Lorraine Cox vetëm dhe te intoksikuar, ai e joshi me mënyrat e tij. Lorraine Cox preferonte kryesisht vajzat por nganjëherë ka pasur lidhje me meshkuj”.

Në gjykatë u tha se Mangori ka përdorur emrin e rremë Christopher Mayer kur erdhi fillimisht në Britani.

Gjyqi vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat