Tërmeti i fuqishëm në Greqi, mbyllen shkollat në Trikala

Evropë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi, mbyllen shkollat në Trikala

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:07
Greqi

Greqia u godit mbrëmjen e sotme nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 5.9 i shkallës Rihter. Epiqendra u raportua 16 kilometra në jug-perëndim të Elassona, në zonën e Tyrnavos, pranë epiqendrës së tërmetit të djeshëm me madhësi 6.

Lëkundjet e forta të tokës kanë shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët.

Autoritete kanë njoftuar se të gjitha shkollat ​​në Trikala do të qëndrojnë të mbyllura nesër. Vendimi është marrë nga  kryetari i Trikalës për arsye sigurie, pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën.

Vendimi u mor bazuar në sigurinë e nxënësve në mënyrë që komplekset shkollore të rishikohen nga inxhinierët për ndonjë dëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat