Pritet shpërthim vullkanik në Islandë, 18,000 tërmete të regjistruara për 1 javë

Evropë

Pritet shpërthim vullkanik në Islandë, 18,000 tërmete të regjistruara për 1 javë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:03
Autoritetet kanë paralajmëruar një shpërthim vullkanik në Islandë

Autoritetet kanë paralajmëruar një shpërthim vullkanik në Islandë, pasi më shumë se 18,000 tërmete janë regjistruar në ishull gjatë javës së kaluar.

Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze vetëm të mërkurën, janë zbuluar rreth 2,500 tërmete dhe që nga mesnata e të enjtes gati 800 tërmete në vend.

Tërmeti më i madh i regjistruar ishte 5.6  shkallë Rihter, mjaftueshëm i fortë për të shkaktuar dëmtime në strukturat e dobëta.

Shpërthimi i papritur i aktivitetit sizmik është përqendruar rreth Gadishullit Reykjanes, një rajon i populluar dendur në Islandën jugperëndimore, në jug të kryeqytetit Reykjavík.

Autoritetet Islandeze tani janë duke pritur që dy vullkane në Gadishullin Reykjanes – ai në malin Keilir dhe malin Fagradalsfjall,  të shpërthejnë në orët e ardhshme.

Një shpërthim vullkanik i mundshëm do të ishte i pari në zonë që nga shekulli i 12-të.

Fatmirësisht, ekspertët besojnë se nuk ka gjasa të ketë një shpërthim dramatik të lavës dhe hirit në qiell, por përkundrazi, mund të jetë një shpërthim që do të merrte formën  çarjes,  një shfaqje më e qëndrueshme e lavës në një çarje në tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat