Ky shtet buzë kolapsit me pacientët me Covid, kërkon ndihmë nga tri shtete

Evropë

Ky shtet buzë kolapsit me pacientët me Covid, kërkon ndihmë nga tri shtete

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Republika Çeke ka kërkuar ndihmë nga tri shtete evropiane në lidhje me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19 për shkak të përkeqësimit të situatës.

Ministria e Shëndetësisë në Çeki tha të premten se kërkesa u bë për shkak të gjendjes kritike në spitalet e vendet

“Numri i madh i pacientëve të infektuar së fundi e ka shtuar trysninë ndaj sistemit shëndetësor dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim është duke u rritur”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Deri më tani, Republika Çeke ka regjistruar rreth 1 milion e 300 mijë persona të prekur nga Covid-19 dhe mbi 21 mijë të vdekur, sipas faqes “Worldometers”.

Vendet e Bashkimit Evropian janë të shqetësuara rreth përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit, sidomos variantit të identifikuar së pari në Britaninë e Madhe, për të cilin besohet se përhapet shumë më shpejt se varianti fillestar.

Kreu i Institutit gjerman për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka thënë se varianti britanik mund të bëhet variant mbizotërues në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat