Bllokimi i eksportit të vaksinave nga Italia, Australia ankohet në KE

Evropë

Bllokimi i eksportit të vaksinave nga Italia, Australia ankohet në KE

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustruese

Australia i ka kërkuar Komisionit Evropian që të reagojë për vendimin e Italisë për bllokimin e eksportit të 250 mijë vaksinave të AstraZeneca. Sipas BBC, qeveria e Australisë ka thënë që bllokimi i kësaj ngarkese do të ndikonte në procesin e vaksinimit.

Kryeministri i vendit, Scott Morrison, u shpreh se vendimi duhet të rishikohet nga Italia dhe kërkon arsye nga Komisioni Evropian pse Italia vendosi të bënte këtë gjë.

“Në Itali po vdesin qindra qytetarë çdo ditë. Unë e kuptojë nivelin e lartë të ankthit që ka vendi dhe shumë vende në të gjithë Evropën lidhur me vaksinat”, është shprehur më tej ai.

Nga ana tjetër ministri i Financave të Australisë, Simon Birmingham, ka thënë se nuk është e habitshme që shumë vende po ndryshojnë rregullat e lojës.

Presidenti i Shoqatës Mjekësore Australiane, Omar Khorshid, ka thënë se është i zhgënjyer nga ky vendim dhe shton se vendimi për bllokimin e sasisë së vaksinave është shumë nacionalist.

Vendimi i djeshëm i Italisë ishte i papritur, pasi kjo gjë nuk ishte ndodhur kurrë më parë. Bllokimi i eksportit të vaksinave vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian dhe AstraZeneca janë në konflikt dhe kompania akuzohet se nuk ka respektuar marrëveshjen për furnizimin me doza në kohë.

Në Janar Italia kërcënoi kompaninë e prodhimit të vaksinave me padi në gjykatë, pasi e akuzonte se nuk i ishte përgjigjur siç duhet angazhimeve të bëra më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat