​COVID-19, Praga vendeve evropiane: Na ndihmoni, spitalet në gjendje kritike

Evropë

​COVID-19, Praga vendeve evropiane: Na ndihmoni, spitalet në gjendje kritike

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Republika Çeke i kërkoi sot ndihmë Gjermanisë, Zvicrës dhe Polonisë për të trajtuar pacientët e saj me COVID-19.

 Ndërsa spitalet në vend kanë arritur një prag kritik të ngopjes, sipas një artikulli të botuar në Guardian.

“Ministria çeke e Shëndetësisë shpjegoi se numri i madh i pacientëve të infektuar kohët e fundit ka intensifikuar presionin mbi sistemin shëndetësor dhe numri i pacientëve që kërkojnë shtrim në spital po rritet”, raportoi e përditshmja britanike në faqen e saj të internetit.

Një bllokim tre javor është në fuqi në vend që nga e hëna e kaluar. Aktualisht, 8.000 persona rezultojnë të shtruar në spital, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas autoriteteve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat