Rusët përkujtojnë Stalinin, ceremoni në Sheshin e Kuq të Moskës

Evropë

Rusët përkujtojnë Stalinin, ceremoni në Sheshin e Kuq të Moskës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:34
Njerëzit vendosën lule, ngritën flamurin sovjetik dhe portrete të Stalinit

Disa dhjetëra persona u mblodhën të premten në Sheshin e Kuq të Moskës për të përkujtuar 68-vjetorin e vdekjes së Joseph Stalin.

Njerëzit vendosën lule, ngritën flamurin sovjetik dhe portrete të Stalinit, në kuadër të një ceremonie të organizuar nga Partia Komuniste.

 “Stalini është ai që mposhti fashizmin. Ai u dha liri të gjitha vendeve, bashkoi të gjitha kombet. Stalini mëshiroi çdo njeri,” – u shpreh një qytetare.

 “Kam filluar të vij çdo vit. Në kohët sovjetike nuk vija, por tani vij sepse po jetojmë shumë keq. Nuk e dimë nëse do të vazhdojmë kështu, siç është aktualisht Rusia. Dhe gjithçka sepse nuk kemi ushtri, nuk kemi shtet. Dhe kjo është e frikshme,” – u shpreh nga ana tjetër një qytetar.

Stalini, që ishte lider i Bashkimit Sovjetik nga viti 1924 deri në vitin 1953, konsiderohet gjerësisht si diktator dhe përgjegjës për miliona të vdekur.

Edhe pse regjimi i tij u shënua nga një represion masiv, krizë urie dhe kampe pune për të burgosurit, ai konsiderohet një hero nga mbështetësit e vjetër, që thonë se pa të vendi nuk do ta kishte mposhtur dot Gjermaninë naziste dhe nuk do të ishte kthyer kurrë në një superfuqi.

Por që kur ish-oficeri i KGB-së, Vladimir Putin erdhi në pushtet, liberalët rusë e akuzojnë Kremlinin se po përpiqet të zbusë imazhin negativ të Stalinit, në mënyrë që të justifikojë qëndrimin e tij të gjatë në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat