Franca thërret 4,400 oficerë policie për izolimin në Paris, mes refuzimit të rregullave e shtimit të infektimeve

Evropë

Franca thërret 4,400 oficerë policie për izolimin në Paris, mes refuzimit të rregullave e shtimit të infektimeve

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:47
Francë

Autoritetet franceze janë zotuar të shtojnë prezencën e policisë nëpër rrugë kësaj jave teksa vendi nuk po arrin të zbatojë me sukses izolimin prej orës 18.00 deri në 06.00, si në kryeqytet ashtu dhe në rang vendi.

“Nëse policia gjen grupe njerëzish ku nuk ruhet distanca sociale në veçanti në brigjet e lumit Seine apo në parqet publike, ata janë instruktuar të vazhdojnë me evakuimin e tyre”, tha sot policia e Parisit, teksa njoftonte mobilizimin e 4,400 oficerëve në fundjavë.

Policia nxiste gjithashtu njerëzit që të reduktonin kontaktet e tyre me një maksimum prej gjashtë njerëzish dhe të shmangnin udhëtimet jashtë zonës së tyre urbane, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Image
Policia e Parisit njoftonte mobilizimin e 4,400 oficerëve në fundjavë per izolimin.

“Nëse gjatë grumbullimeve në vende publike zbulohet se nuk respektohen masat sanitare, njerëzit do të shpërndahen menjëherë”, shtohet në deklaratë.

Që prej mesit të janarit vendi ka vendosur orën policore 6 pasdite deri në 6 të mëngjesit, por shumë dyshime janë hedhur mbi efektivitetin e saj pasi numri i infektimeve me Covid-19 ka vijuar rritjen.

Image
Policia paralajmeroi kundr grubullimeve në brigjet e lumit Seine apo në parqet publike

Dje kryeministri Jean Castex u tërhoq nga planet e propozuara për izolim total në fundjavë, kurse kryebashkiaku i Parisit ka kërkuar mbyllje trejavore për vënien nën kontroll të virusit.

Protesta të vazhdueshme ka pasur në Paris kundër masave të izolimit, të organizuar nga punëtorë, artistë dhe profesionistë të fushave të tjera.

Image
Dje kryeministri Jean Castex u tërhoq nga planet e propozuara për izolim total në fundjavë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat