52-vjeçari hante dhe flinte pranë kufomës së vëllait për 4 muaj, kishte frikë nga vetmia

Evropë

52-vjeçari hante dhe flinte pranë kufomës së vëllait për 4 muaj, kishte frikë nga vetmia

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:52
Ukrainë

Një burrë ka jetuar me kufomën e vëllait të tij të vdekur për muaj me radhë sepse kishte frikë të ishte i vetmuar.

Valeriy, 52 vjeç nuk mund të gjente forcën për të varrosur vëllain e tij Andrey, 42 pasi vdiq nga një sulm në zemër. Ai flinte dhe hante vaktet pranë kufomës të së vëllait për disa muaj.

Mediat lokale raportojnë se ai e trajtoi vëllain e tij sikur të ishte gjallë dhe i fliste gjithë kohës. Trupi i mumifikuar i të ndjerit u gjet në Novomoskovsk, Ukrainë. Duke shpjeguar veprimet e tij në polici, Valeriy tha se ai jetonte me kufomën sepse kishte frikë nga vetmia.

Image

Zbulimi tronditës u bë së pari nga fqinjët e shqetësuar që shkuan në shtëpinë e vëllezërve pasi nuk i kishin parë për një kohë të gjatë.

Fqinja e tyre Albina tregon: Kur hymë në shtëpi ndjemë një erë të keqe. Një njeri ishte shtrirë në divan. Ishte e mbuluar me një batanije. Kur hodhëm batanijen mënjanë, pamë një skelet njerëzor të kalbur. Valeriy flinte dhe hante pranë kufomës për disa muaj me radhë. Ai e trajtoi vëllain e tij sikur të ishte gjallë dhe fliste me të.

Fqinjët thirrën policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes përpara se ta zhvendosnin trupin e mumifikuar nga divani në një qilim për ta çuar në një morg. Valeriy i tha oficerëve të policisë se vëllai i tij vdiq nga një sulm në zemër.

Image

Hanna Starchevska, zëdhënëse e policisë për departamentin e policisë në rajonin e Dnipropetrovsk është shprehur: Burri jetoi me kufomën e vëllait të tij për katër muaj. Gjatë një ekzaminimi sipërfaqësor, nuk u gjetën shenja të vdekjes së dhunshme në trup. Sipas versionit aktual, viktima vdiq për shkaqe natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat