Turqia raporton 11.770 raste të reja me COVID-19

Evropë

Turqia raporton 11.770 raste të reja me COVID-19

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.770 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 702 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,76 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 64 viktima të tjera nga coronavirusi, duke e çuar në gjithsej 28.965 numrin e vdekjeve nga virusi.

Gjithashtu, 7.291 pacientë të tjerë fituan betejën kundër coronavirusit, ndërsa deri më tani mbi 2,61 milionë pacientë të prekur nga COVID-19 janë shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer pothuajse 40 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 138.592 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.230.

Më 14 janar, Turqia ka nisur një fushatë masive kundër coronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarët e lartë të vendit për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat