Etna shpërthen përsëri

Evropë

Etna shpërthen përsëri

Më: 7 mars 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Në shpatin juglindor të Etnës është regjistruar një shpërthim i ri me një shatërvan të vërtetë llave dhe një koloni tymi 10 kilometra, thonë mediat vendase.

Hareja e pamjes spektakolare të vullkanit, tani po ia lë vendin shqetësimeve mbi këtë vazhdim të aktivitetit të tij. Etna nuk ka reshtur së gjëmuari prej javësh, dhe reja e fundit vullkanike ka qenë kaq e madhe sa ka mbuluar komunitete të tëra, mbi të cilat vullkani ka lëshuar edhe hi e gurë.

Autoritetet kanë përgatitur një plan emergjence, i cili parashikon dhe reagimin në kohë rekord lidhur me transportin. Shpërthimi i fundit madhor i vullkanit 3.200 metra të lartë ishte a i vitit 2002, që kërcënoi seriozisht qytetin e vogël  të Linguaglossa.

Etna është vullkani më aktiv i Evropës dhe për këtë arsye, mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse konsiderohet gjerësisht se ai nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat