Kina i mohon akuzat për sterilizim dhe rrëmbim të fëmijëve

Evropë

Kina i mohon akuzat për sterilizim dhe rrëmbim të fëmijëve

Më: 7 mars 2021 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Përmes ministrit të jashtëm, Wang Yi, Kina e bëri të qartë se për të, akuzat e genocidit kundër ujgurëve etnikë “janë absurde” dhe “gënjeshtra të plota”.

“I ashtuquajturi “genocid” në Ksiniang është absurd. Është një thashethem pas të cilit fshihen qëllime të tjera. Kur vjen fjala tek gjenocidi, njerëzve më përpara u vijnë në mendje indianët e Amerikës në shekullin e 16-të, skllevërit afrikanë të shekullit të 19-të apo indigjenët australianë që luftojnë për të drejtat e tyre sot e kësaj dite”, tha ai.

Një sërë kombesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur këtë shprehje për të përshkruar trajtimin që u bën Kina ujgurëve.

Pekini akuzohet për sterilizim dhe dhunë të grave ujgure dhe për ndarje të fëmijëve nga familjet e tyre.

BBC ka raportuar disa herë se dyshon që ujgurët janë duke u mbajtur nëpër kampe për punë të detyrueshme dhe se janë subjekte të dhunimeve sistematike e torturës.

Kina së fundi ia ka ndaluar transmetimet gjigandit mediatik, dhe një arsye duket se ishte pikërisht mbulimi i çështjes së ujgurëve dhe koronavirusit.

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 1 milion pjesëtarë të minoritetit mysliman janë duke u mbajtur nëpër kampe, të cilat Kina vazhdon t’i përshkruajë si janë qendra trajnimit, synimi i të cilave është çrrënjosja e ekstremizmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat