Fëmijët në Angli kthehen në shkolla, për herë të parë që nga muaji janar

Evropë

Fëmijët në Angli kthehen në shkolla, për herë të parë që nga muaji janar

Më: 8 mars 2021 Në ora: 11:54
Angli

Fëmijët në Angli do të kthehen në shkollë të hënën për herë të parë që nga muaji janar, pasi qeveria ka filluar të lehtësojë masat e ashpra kufizuese falë vaksinimit masiv kundër coronavirusit.

Sipas The Guardian, nxënësit e moshës pesë deri në 11 vjeç do të kthehen në bangat shkollore të hënën, derisa javën e ardhshme pritet edhe kthimi nxënësve në shkolla nga mosha 11 deri në 18 vjeç.

Lajmin e konfirmoi gjithashtu edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Sot nxënësit në Angli po kthehen në shkolla. Rikthimi në objekte shkollore për nxënësit ka qenë përparësia jonë dhe hapi i parë i udhërrëfyesit tonë për t’u kthyer në normalitet”, ka deklaruar Johnson.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar deri më tani 4.2 milionë raste si pasojë e coronavirusit, si dhe 124 mijë viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat