Vaksinat e Covid-19: BE do të marrë 100 milionë doza në muaj në tremujorin e dytë

Evropë

Vaksinat e Covid-19: BE do të marrë 100 milionë doza në muaj në tremujorin e dytë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 11:55
Ursula von der Leyen

Dorëzimet e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohen në 100 milionë doza në muaj që nga muaji prill.

Kështu ka thënë presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen, shkruajnë mediat e huaja.

Siç bëhet e ditur, ajo u tha gazetave Stuttgarter Zeitung dhe Stuttgarter Nachrichten në një intervistë të botuar të hënën se “një mesatare prej rreth 100 milionë doza” do të dorëzohen në bllok në muaj në tremujorin e dytë, për të arritur “një total prej 300 milionë deri në fund të qershorit”.

Ajo tha në komentet e transmetuara nga DPA se shifrat bazohen në “planet e prodhuesve” dhe faktin se “vaksinat e mëtejshme janë gati të aprovohen”.

Sipas Brukselit, blloku kishte marrë 51.5 milionë doza deri më 26 shkurt.

Brukseli ka koordinuar strategjinë e vaksinimit të bllokut dhe ka arritur marrëveshje me kompani farmaceutike për të furnizuar 27 vendet anëtare.

Por blloku është kritikuar ashpër për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave, e cila u shtua në fillim të janarit nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca/Universiteti i Oksfordit duke njoftuar vonesat.

Ndryshe, që nga 6 marsi, rreth 40.2 milionë doza ishin administruar në 27 vendet e BE-së krahasuar me 87.9 milionë në SH.B.A. dhe 22.9 milionë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të “Our World in Data”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat