83% e grave janë të detyruara të ndryshojnë rutinën ditore për të shmangur ngacmimet, zbulon sondazhi

Evropë

83% e grave janë të detyruara të ndryshojnë rutinën ditore për të shmangur ngacmimet, zbulon sondazhi

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Gratë janë më të prirura të përjetojnë ngacmime seksuale dhe shpesh ndryshojnë sjelljet e tyre për të shmangur rreziqe të kësaj natyre, zbuloi një sondazh me 35,000 të intervistuar në Bashkimin Evropian.

83% e grave të moshave 16 deri në 39 janë të detyruara të ndryshojnë rutinën e tyre ditore apo personat me të cilat shoqërohen për të shmangur dhunën apo ngacmimet seksuale, duke kufizuar lirinë personale për të mbrojtur veten.

39% e grave në këtë grupmoshë ndryshojnë sjelljet e tyre të jetës së përditshme nga frika e ngacmimeve apo dhunës. Rreth 41% e grave shpesh shmangin situatat ku mund të jenë vetëm me dikë që njohin, nga frika e ngacmimeve apo dhunës, në krahasim me 25% të burrave.  

Një vit para sondazhit, një në katër gra ishin viktima të ngacmimit seksual.

Ky sondazh i publikuar në shkurt, mbi sjelljet e qytetarëve të BE-së dhe mbi krimin, gjithashtu zbulon se ka më shumë gjasa që burrat të jenë shkaktarë të dhunës. Edhe pse burrat janë më shpesh viktima të dhunës fizike, gratë janë viktima të dhunës seksuale.

Kjo vë në dukje trendin shqetësues të shumë studimeve dhe sondazheve të tjera, ku thuhet se gratë më shumë se burrat janë viktima të dhunës nga anëtarë të familjes. Sondazhi gjithashtu zbulon se gratë kanë më pak gjasa t’i raportojnë këto incidente se burrat.

Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore të Njeriut i bën thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë Ditës Ndërkombëtarë të Gruas, të fuqizojnë gratë për të raportuar incidente të kësaj natyre.

Raportimi i dhunës në polici

Blogerja franceze Amelie Challeat po kthehej nga spitali së bashku me foshnjën e saj të sapolindur ndërsa e parkoi makinën jashtë godinës për disa minuta për të mbrojtur fëmijën e saj nga i ftohti teksa e fuste brenda.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Challeat tha se fqinji i saj e goditi në fytyrë pasi u inatos se ajo kishte parkuar makinën në derën kryesore të godinës.

Fotoja e tmerrshme e postuar nga Challeat u bë virale në internet dhe ajo shkruan se ju desh shumë kohë për të planifikuar një takim në rajonin e policisë për të denoncuar dhunën.

Sondazhi i Agjencisë së BE-së zbulon se në shtete anëtare, denoncimi i dhunës varion nga një vend të tjetrin.

Në Francë dhe Gjermani, numri i denoncimeve nga gratë është më i lartë se në Greqi apo Finlandë.

Ndikimi i dhunës dhe ngacmimit seksual tek gratë

“Impakti psikologjik i dhunës shpesh është më i rëndë tek gratë”, shkruhet në raportin e sondazhit, “dhe gratë janë më të prirura të vuajnë nga ankthi në rast të një incidenti të tillë”.

“Në rastet kur gratë janë viktima të dhunës, ato përjetojnë nivele shumë herë më të larta se burrat, të ankthit apo depresionit,” shprehet një ekspert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat