Nis shitja e testeve të shpejta COVID-19 në supermarketet gjermane

Evropë

Nis shitja e testeve të shpejta COVID-19 në supermarketet gjermane

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Linja e super-marketeve Aldi në Gjermani nisi të shtunën të shesë kite testesh të shpejta për COVID. Në disa prej dyqaneve ato u boshatisën menjëherë.

Pesë kite testesh të shpejta – rapid-test – me vlerë rreth 25 euro nxitën radhë të gjata në dyqane, teksa në Gjermani deri më tani janë miratuar rreth shtatë marka që i prodhojnë ato.

Kitet mund të blihen me sasi të kufizuara, vetëm një pako për person.

Nisma tregtare synon të nxisë testimet masive dhe të ulë koston e tyre. Ajo vjen teksa Gjermania përpiqet të lehtësojë masat kufizuese, ndërkohë që paralelisht po vijohet edhe me vaksinimin e popullsisë, ngjashëm edhe në Evropë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat