Në Itali tejkalohet shifra prej 100.000 të vdekurve si pasojë e Covid-19

Evropë

Në Itali tejkalohet shifra prej 100.000 të vdekurve si pasojë e Covid-19

Më: 8 mars 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka bërë të ditur se sot është tejkaluar numri prej 100.000 të vdekurve si pasojë e COVID-19.

Me 318 të vdekurit në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm ka shkuar në 100.103.

Sistemi shëndetësor në Itali po përballet me valën e tretë të infeksionit. Në valën e parë, Italia ishte vatra e COVID-19.

Italia është vendi i shtatë pas SHBA-së, Brazilit, Meksikës, Indisë, Rusisë dhe Britanisë, ku numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ka kaluar shifrën prej 100.000.

Në 24 orët e fundit, në Itali janë shënuar 13.902 raste pozitive, që shënon rënie, meqë një ditë më parë ishin regjistruar 20.765.

Gjithsej në Itali janë prekur me COVID-19, mbi 3 milionë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat