Foshnja 37-ditëshe vdes nga COVID-19 në Greqi

Evropë

Foshnja 37-ditëshe vdes nga COVID-19 në Greqi

Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Në Greqi ka vdekur një foshnje 37-ditëshe si pasojë e COVID-19. Foshnja ishte e shtruar në spitalin për fëmijë “Aghia Sofia” në Athinë dhe ishte në respirator, përcjellin mediat e huaja të hënën.

Kjo është viktima më e re në Greqi si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit, në Greqi kanë vdekur 39 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.797.

Ndërkohë, numri i të prekurve me COVID-19 në 24 orët e fundit është 1.165, kurse numri i përgjithshëm 206.281

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat