Intervista që tronditi familjen mbretërore, nisin takimet urgjente

Evropë

Intervista që tronditi familjen mbretërore, nisin takimet urgjente

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:25
Intervista

Deklaratat bombë të Meghan Markle dhe Princ Harry-it kanë shokuar familjen Mbretërore. Takime urgjente, ku përfshihen zyrtarë të lartë të monarkisë, po zhvillohen pas shfaqjes së intervistës ditën e diel.

Korrespondentja e BBC për familjen mbretërore, Daniela Relph, tha se për sundimtarët e Mbretërisë së Bashkuar po bëhet gjithnjë e më vështirë të përmbahet nga komentet pas deklaratave të Harry-t dhe Meghan.

Çifti që braktisi detyrat mbretërore 1 vit më parë duke u larguar drejt Los Anxhelosit, foli për racizëm, problemet mendore, sulmet e mediave dhe pjesëtarë të tjerë të familjes gjatë intervistës.

Meghan, e para pjesëtare me racë të përzier në rangjet e monarkisë moderne britanike, tha se pika më e ulët erdhi kur Harry u pyet nga një pjesëtar i paidentifikuar i familjes se sa e errët mund të ishte lëkura e djalit të tyre Archie.

Djali më i vogël i princeshës Diana dhe princit Charles, sqaroi më vonë se komentet nuk ishin bërë as nga mbretëresha e as nga bashkëshorti i saj, Duka i Edinburgut. Opinionistja mbretërore dhe biografia, Penny Junior, i hodhi poshtë pretendimet për racizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat