​Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Athinë

Evropë

​Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Athinë

Më: 9 mars 2021 Në ora: 20:51
Athinë

Një pjesëtar i policisë greke u plagos në kokë sonte, në përleshjet në periferi të Athinës ku në një protestë morën pjesë 5.000 njerëz kundër "dhunës policore", njoftoi policia.

AFP raporton se përplasja filloi kur një grup prej 200 personash u drejtuan për në një stacion policie në Sheshin “Nea Smyrni”, një periferi e qetë e Athinës, ku një pjesëtar policie rrahu një të ri me shkop të dielën për të kontrolluar masat epidemiologjike.

Protestuesit e dhunshëm goditën stacionin e policisë me gurë dhe kokteje molotov dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji. Dhjetëra kontejnerë plehrash u dogjën, gjë që detyroi zjarrfikësit të ndërhyjnë.

Pjesëtari i lënduar i policisë që pësoi një dëmtim të rëndë në kokë u transportua në spital, njoftoi policia.

Protestuesit e maskuar gjithashtu sulmuan gazetarët dhe fotografët në vendngjarje, tha policia.

Rreth 5.000 njerëz, sipas vlerësimeve të policisë, morën pjesë në një marshim proteste kundër "dhunës policore" me mbishkrime në pankarta "Policë, nga lagjet tona" dhe "Parqet janë vende për të qeshur dhe për të mos rënkuar nga dhimbja".

Policia tha se para fillimit të konfliktit arrestuan protestues të cilët posedonin kokteje molotov dhe shufra hekuri.

Të dielën pasdite në Sheshin “Nea Smyrni”, pesë kilometra nga qendra e Athinës, një video e një polici duke rrahur një të ri të shtrirë në tokë, në prani të të paktën tre pjesëtarëve të tjerë të policisë, u përhapë në rrjetet sociale.

Policia tha se incidenti filloi kur forcat e policisë sulmuan "rreth tridhjetë njerëz që plagosën dy oficerë të saj", gjë që u mohua nga shumë banorë në Sheshin “Nea Smyrni”.

Zyra e Avokatit të Shtetit urdhëroi një hetim paraprak për të "hetuar nëse ka arsye për të bërë një ankesë penale kundër oficerëve të policisë" të dielën në “Nea Smyrna”, tha një burim gjyqësor.

Policia gjithashtu ka nisur një hetim të brendshëm për një pjesëtar policor, i cili ishte filmuar duke goditur një të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat