Pallati Mbretëror thyen heshtjen!

Evropë

Pallati Mbretëror thyen heshtjen!

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:55
Intervista

Pallati Mbretëror ka reaguar për herë të parë pas intervistës së bujshme të Meghan Markle dhe ish-Dukës Harry për Oprah Winfrey.

“E gjithë familja është e pikëlluar pasi mësoi se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Disa prej çështjeve duhet të merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Pallati Mbretëror ditën e sotme.

Gjatë intervistës në “CBC”, Meghan rrëfeu e prekur se Pallati Mbretëror nuk i kishte dhënë asnjë titull djalit të saj dhe të Harry-t, Archie-t, sepse në fillim dyshonin se me çfarë ngjyre lëkure mund të lindte ai. Ata nuk treguan se kush e kishte thënë këtë gjë dhe gjithmonë ju referuan Pallatit Mbretëror si “institucion” gjatë intervistës.

Ndër të tjera Meghan Markle rrëfeu se ajo kishte akumuluar aq shumë për një kohë të gjatë, sa kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës, teksa ishte shtatzënë me Archie-n.

“Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë”, tregoi Meghan.

Gjithashtu, Harry pranoi se i vinte turp të tregonte për gjendjen e partneres së tij, pavarësisht se donte ta ndihmonte me çdo kusht.

“Ndihesha i mbytur dhe vetëm njohja me Meghan më largoi nga aty. Ishte ajo që më gjeti rrugën e daljes nga ai ambjent”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat