Policia belge godet krimin e organizuar, arrestohen 48 persona

Evropë

Policia belge godet krimin e organizuar, arrestohen 48 persona

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Policia belge ka bërë 48 arrestime të martën gjatë një operacioni të një shkalle të paparë që synonte krimin e organizuar, pasi hetuesit thyen një rrjet komunikimi të koduar, të njohur nga kriminelët, thanë prokurorët.

Rreth 200 kërkime që mobilizuan më shumë se 1 mijë e 500 oficerë policie përfshirë njësitë speciale, u kryen njëkohësisht në të gjithë vendin me 11.5 milionë njerëz, tha zyra e prokurorit federal.

Policia sekuestroi 1.2 milion euro në para, së bashku me armë zjarri, bizhuteri, diamante, uniforma policie dhe makina luksoze.

Ndërkohë, policia dhe prokurorët holandezë thanë në një deklaratë se ata arrestuan 30 të dyshuar të martën, në të gjithë vendin dhe kontrolluan 75 shtëpi dhe zyra.

Prokurorët belgë thanë se hetuesit thyen shërbimin e koduar të mesazheve Sky ECC dhe përgjuan një miliard mesazhe gjatë hetimit të tyre dy-vjeçar që gjithashtu ndihmoi në kapjen e më shumë se 17 tonë kokainë.

Sipas hetimit, ka rreth 171,000 telefona të pajisur me shërbimin Sky ECC në të gjithë botën.

Kërkimet filluan rreth orës 5 të mëngjesit dhe kryesisht u zhvilluan në rajonin e Antwerpenit. Nuk kishte incidente të mëdha, tha policia, duke shtuar se operacioni shkatërroi disa organizata ndërkombëtare të specializuara në trafikun e drogës.

Serveri Sky ECC është jashtë linje dhe u kap nga autoritetet holandeze, sipas një deklarate të prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat