Autoblinda turke “Ejder Yalçın 4×4”, tashmë markë botërore

Evropë

Autoblinda turke “Ejder Yalçın 4×4”, tashmë markë botërore

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:35
Foto

Automjeti i blinduar taktik me rrota “Ejder Yalçın 4×4”, i zhvilluar nën strukturën e industrisë turke të mbrojtjes i ka shtuar risi të reja sukseseve që ka arritur në eksport, shkruan AA.

“Ejder Yalçın 4×4”, i prodhuar nga Nurol Makina një prej prodhuesve të mjeteve të blinduara tokësore të Turqisë, përmbush nevojat si për Turqinë ashtu edhe jashtë vendit me aftësinë e lartë të mbrojtjes që posedon në ambientet e operacioneve konvencionale dhe asimetrike, me aftësinë e lartë të veprimit dhe me kapacitetin për të bartur ngarkesë të dobishme.

Autoblinda “Ejder Yalçın 4×4” posedon 10 konfigurime të ndryshme të zhvilluara për t’u përdorur në detyrat luftarake dhe të mbështetjes. Këto mjete preferohen nga shumë vende në rajonet në Lindjen e Mesme, në Gji, Azi, Afrikë dhe Evropë.

Duke hyrë në vitin 2020 në inventarin e Hungarisë e cila është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, “Ejder Yalçın 4×4” është bërë autoblinda e parë që përdoret jashtë Turqisë nga një vend i NATO-s.

Fakti që “Ejder Yalçın 4×4” do të operojë në mjediset e operacioneve të përbashkëta me pajisje me infrastrukturë të përparuar teknologjike që ndodhen në inventarin e organizatës gjatë misioneve të NATO-s, tërheq vëmendjen si një element konkret i cili tregon pikën e arritur në përmirësimet e kryera gjatë viteve nga pikëpamja e nivelit të cilësisë dhe sigurisë.

Mjetet që posedojnë pajisje të ndryshme të ofruara për detyra të shumta me “Ejder Yalçın 4×4”, përdoren një kohë të gjatë në mjedise luftarake si në Turqi ashtu edhe nga forcat ndërkombëtare ushtarake dhe të sigurisë. Në kuadër të kërkesave nga përdoruesit, së fundmi familjes së mjetit i janë bashkuar ambulanca dhe mjeti me mortajë 120 milimetra.

“Ejder Yalçın 4×4”, i cili ka rritur numrin e përdoruesve në Forcat Paqeruajtëse të OKB-së ka arritur të mbrojë personelin me detyrë në rajonin Sahel kundër sulmeve dhe kërcënimeve asimetrike. Në këtë mënyrë “Ejder Yalçın 4×4” ka arritur suksesin e mjetit të vetëm turk që përfiton edhe në detyrat e NATO-s dhe ato të OKB-së. “Ejder Yalçın 4×4” ka rritur besimin e përdoruesve dhe këtë e ka vërtetuar me kërkesën në rritje për këtë mjet.

Miliona kilometra përvojë

Një nga arsyet e preferencës për mjetin “Ejder Yalçın 4×4” i cili ka arritur me sukses të bashkojë nivelin e lartë të mbrojtjes me aftësinë e lartë të veprimit, ka qenë edhe fakti që Nurol Makina ka dhënë mbështetje mirëmbajtjeje dhe riparimi gjithëpërfshirëse në vend për automjetet që kryejnë detyrë në pozita gjeografike të vështira në operacionet e OKB-së.

Automjeti i blinduar me një dizajnim të orientuar tek përdoruesi sa i përket çështjes së mirëmbajtjes dhe riparimit, në të njëjtën kohë në aspektin e vazhdimësisë ka përvojë prej miliona kilometrash.

Fakti që “Ejder Yalçın 4×4” ka provuar në terren nivelin e tij të lartë të besueshmërisë në misionet kritike e bën atë që të kryesojë përballë rivalëve të tij.

Struktura e mjetit për t’u përdorur në detyra të shumta, u jep mundësi vendeve përdoruese që mjetet që kanë furnizuar për detyra në mjediset e operacioneve konvencionale t‘i përdorin në detyrat e OKB-së, NATO-s dhe detyrat e tjera ndërkombëtare.

Falë strukturës arkitektonike (N-GVA) që mjeti “Ejder Yalçın” ka në përputhje me NATO-n, është e mundur që shumë pajisje të detyrës t’i integrohen mjetit në mënyrë të shpejtë, me kosto të ulët dhe në mënyrë që të ruhet performanca e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat