Strategjia e Italisë, treni-spital ku trajtohen e transportohen pacientët me COVID

Evropë

Strategjia e Italisë, treni-spital ku trajtohen e transportohen pacientët me COVID

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:01
Itali

Koha është gjithçka në luftën ndaj COVID-19. Kur njësitë e terapive intensive në spitale janë të mbingarkuara, ndërtimi i klinikave edhe në rrjetin hekurudhor duket se është mënyra e vetme për të siguruar një reagim më të shpejtë përballë urgjencës shëndetësore.

Pajisur me të gjitha materialet mjekësore të kujdesit intensiv, në tren mund të trajtohen e transportohen pacientët më kritikë në zona të tjera, si një shpëtim për të zbutur presionin në spitale.

“Mund të trajtohen më shumë se 21 pacientë duke përdorur teknologjinë e nevojshme, trajtohen jo vetëm pacientët COVUD. Agjencia italiane e Mbrojtjes Civile dhe Kryqi i Kuq mund ta përdorin në shumë mënyra. Mund të udhëtohet në Evropë. Dhe ky është treni i parë në Evropë që shërben në këtë mënyrë”, thotë Gianfranco Battisti, CEO i Hekurudhave në Itali.

Dhe pas avionëve, së shpejti do të jetë e mundur të udhëtohet falas edhe me tren, ku pasagjerët testohen para se të hipin në Romë dhe Milano.

“Ne do të rrisim shërbimin për të udhëtuar në destinacione turistike gjatë verës në mënyrë që të arrijmë vende si Venecia, Firence ose Napoli, të çliruar nga COVID”, thotë Battisti.

Por fokusi i operatorit hekurudhor shtetëror italian, së bashku me ndihmën e autoriteteve rajonale, është të përfitojnë nga pajisjet e transportit  për të ndaluar përhapjen e virusit.

Operatori hekurudhor shtetëror italian ka shfrytëzuar një pjesë të këtij parkingu i cili ndodhet përtej terminalit të Romës, stacioni më i ngarkuar i vendit, për të krijuar këtë "qendër të parë vaksinimi hekurudhore.  Është një hapësirë prej rreth 8000 metra katrorë dhe këtu kryqi i kuq italian mund të kryej deri në 2000 vaksina në ditë.

Sipas Kryqit të Kuq, kjo mënyrë e përshpejtimit të fushatës së vaksinimit mund të aplikohet lehtësisht në pjesë të tjera të vendit.

“Ajo që kemi bërë këtu në Lazio ka shtuar përpjekjet për vaksinim. Ky objekt është ndërtuar në 7 ditë, në sajë të të gjithë vullnetarëve që kanë marrë pjesë. Të jesh në qendër të Romës do të thotë që qoftë të rinjtë dhe të moshuarit mund të kenë lehtësi për të ardhur në objekt", thotë Ignazio Schintu, kreu i emergjencës, Kryqi i Kuq italian.

Duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion për të luftuar pandeminë, ky trend po bëhet marka e qasjes së qeverisë së re. Rritja e numrit të qendrave në të gjithë vendin do të jetë thelbësore për të vaksinuar çdo italian, siç është zotuar edhe ministri i shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat