Franca mohon raportimet ruse se do ta prodhoj vaksinën ‘Sputnik V’

Evropë

Franca mohon raportimet ruse se do ta prodhoj vaksinën ‘Sputnik V’

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:53
Foto Ilustrim

Asnjë kompani në Francë nuk ka nënshkruar një kontratë me Rusinë për të prodhuar vaksinën “Sputnik V” COVID-19, kështu ka thënë një zëdhënës i Ministrisë franceze të Industrisë.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve të Fondit rus për Investime Direkte (RFID) se Parisi do ta prodhojë këtë vaksinë.

“Për sa jemi në dijeni, asnjë kontratë nuk është nënshkruar nga ndonjë kompani në Francë për të prodhuar vaksinën ‘Sputnik V'”, ka pohuar zëdhënësi.

Kreu i RFID, Kirill Dmitriev kishte thënë se organizata e tij kishte arritur marrëveshje me Italinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë për ta prodhuar vaksinën ruse.

 Evropian që njëanshëm të autorizojnë përdorimin e vaksinës ruse “Sputnik V” pa aprovimin e saj, e krahason me “ruletin rus”.

Deri me tani nga shtetet e BE-së, Hungaria njëanshëm e ka autorizuar përdorimin e vaksinës ruse “Sputnik V”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat