Pandemia ndikoi negativisht në rritjen e varësisë ndaj lojërave të fatit

Evropë

Pandemia ndikoi negativisht në rritjen e varësisë ndaj lojërave të fatit

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:36
Spanjë

Në Spanjë, është rritur në masa shqetësuese numri i të rinjve që vendosin baste online. Qeveria spanjolle po mundohet të vendosë kufizime për kompanitë e basteve, por është ende herët për të parë nëse këto masa do të jenë efektive.

David vendosi bastin e tij të parë në moshën 17-vjecare, përpara se të krijonte varësi nga bastet online.

Në ditën e tij më të keqe, ai humbi 3000 euro në një fundjavë. Atij iu desh të shpenzonte një vit në rehabilitim.

“Situata degradoi në atë masë sa një ditë pasi merrja rrogën nuk kisha më para. Nuk kisha të ardhura për të paguar qiranë,. Nuk kisha para për të blerë ushqime apo karburant...dhe vjen një pikë që nuk mund të vazhdosh më kështu”, thotë i riu.

Sipas të dhënave zyrtare, mosha nga 15 vjeç deri në 34 janë më të prirur për të vendosur baste online. Në mesin e kufizimeve nga Covid-19 në Spanjë, kompanitë e basteve përfituan 20% më shumë të ardhura se një vit më parë, pavarësisht mbylljes së disa prej aktiviteteve sportive.

“Tani ka shumë mënyra për të vendosur baste, nëpërmjet kompjuterit, telefonit etj. Kështu që rritja e reklamimit dhe lehtësimi i aksesit nënkupton se ky fenomen por përhapet me shpejtësi”, thotë Pablo Llama, psikolog.

Ligji i lojërave të fatit i miratuar nga Qeveria Spanjolle vitin e kaluar lejon Kompanitë e basteve të reklamojnë në Televizion dhe Radio midis orës 1 të mëngjesit dhe 5 të mëngjesit dhe i ndalon ata të jenë sponsor në bluza të ekipeve sportive ose të rekrutojnë klientë të rinj.

Legjislatura e re që kufizon vendosjen e basteve nuk do të hyjë në fuqi deri në fund të këtij viti. Sipas Federatës së Bast-vënësve të rehabilituat, kjo nuk është e mjaftueshme.

"Janë lënë jashtë çështje të rëndësishme si parandalimi dhe trajtimi i bastvënësve patologjikë, sikurse edhe efektet shkatërruese të bixhozit”, shprehet Maximo Gutierrez, president i federatës së bastvënësve të  rehabilituar.

Administrata është në pritje për rezultatet që do të japë ky ligj, por është duke punuar edhe mbi një akt tjetër normativ që parandalon varësinë ndaj bixhozit.

"Nuk ka paralajmërime mbi dëmet financiare apo varësinë që krijon vënia e basteve. Është e nevojshme vendosja në dispozicion e numrave telefonike për njerëzit që kanë probleme dhe kanë nevojë për psikolog”, tha Mikel Arana, drejtor i Përgjithshëm i Rregullatorit të Basteve.

Pandemia ka shtyrë akoma më shumë të rinj drejt basteve online, por qeveria spanjolle shpreson se legjislatura e re do të ulë këtë trend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat