Austria konfrimon infeksionet me variantin nigerian të koronavirusit

Evropë

Austria konfrimon infeksionet me variantin nigerian të koronavirusit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 00:39
Foto ilustruese

Në Austri, prania e llojit nigerian të koronavirusit u konfirmua te një pacient në Carinthia.

Megjithatë, sipas ekspertëve austriakë, ky lloj i koronavirusit është më pak i rrezikshëm se mutacionet tjera.

Një pacient është konfirmuar i shëruar edhe pse ishte infektuar me koronavirusin nigerian, dhe vetëm pas përfundimit të karantinës ai është testuar përsëri dhe doli negativ.

Varianti nigerian, sipas deklaratës së autoriteteve provinciale, po trajtohet si një variant që është në fazën e ekzaminimit, dhe sipas njohurive aktuale, ky lloj është më ngjitës sesa virusi bazë.

Deri më tani, disa lloje të reja janë identifikuar në Austri, të tilla si varianti britanik, ai i Afrikës së Jugut, brazilian dhe së fundmi ai nigerian.

Varianti britanik tashmë është bërë dominues në të gjithë vendin, kryesisht në Austrinë Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat