Mbi 90 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë në Francë

Evropë

Mbi 90 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë në Francë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 08:23
Ilustrim

Agjencia franceze e Shëndetit Publik pas përditësimit të të dhënave, konfirmoi se epidemia e COVID-19 ka vrarë më shumë se 90 000 persona në Francë.

Sipas këtyre shifrave, 90.146 persona kanë vdekur nga virusi, që nga fillimi i epidemisë, në spitale dhe shtëpi pleqsh, përfshirë 64 835 në spitale.

Raportohet për mbi 4 mijë pacientë Covid në kujdes intensiv.

Numri i rasteve të reja u rrit në 25 229, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 7,3%, një nivel i qëndrueshëm që nga e diela e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat