Kurz: Lufta kundër pandemive nuk njeh kufij

Evropë

Kurz: Lufta kundër pandemive nuk njeh kufij

Më: 13 mars 2021 Në ora: 19:28
Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, theksoi sot rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër pandemive.

“Kur bëhet fjalë për të luftuar pandemitë, nuk ka kufij kombëtarë ose gjeografikë, përkundrazi, kjo është diçka ku bashkëpunimi maksimal është i mirë për të gjithë ne”, tha Kurz për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një kongres digjital.

Kurz shprehu optimizmin se një kthim në normalitet do të ishte i mundur në Evropë gjatë verës, nëse shumica e personave do të vaksinohen.

“Kjo është absolutisht e mundur, ky qëllim është brenda mundësive”, theksoi ai.

Sipas tij, dorëzimi i barabartë i vaksinave në të gjitha vendet e BE-së, në proporcion me popullsinë e tyre, është një parakusht i rëndësishëm për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat