Mijëra njerëz bëjnë homazhe në Londër për 33-vjeçaren e vrarë nga oficeri i policisë

Evropë

Mijëra njerëz bëjnë homazhe në Londër për 33-vjeçaren e vrarë nga oficeri i policisë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:18
Foto

Dukesha e Cambridge Kate Middleton ishte sot mes qindra njerëzve që u mblodhën për të bërë homazhe në Clapham Common të Londrës, për 33-vjeçaren Sarah Everard, të vrarë e rrëmbyer nga një oficer policie.

Megjithse grumbullimi ishte anulluar nga autoritetet, njerëzit thyen rregullat për të mbajtur zi për të renë e pafajshme që gjeti vdekjen pas rrëmbimit nga i dyshuari, me profesion oficer policie.

Pallati Kensington tha në një deklaratë se Kate Middleton, e cila nuk mbante maskë fytyre në homazhe, “e mban mend ç’do të thotë të ecësh natën rrugëve të Londrës para se të martohej” dhe se dukesha dëshironte të tregonte respektet e saj për Sarah dhe familjen e saj.

Rreth 1,500 njerëz u grumbulluan në vendin ku vajza fatkeqe u pa e gjallë për herë të fundit para zhdukjes.

Disa forca policie ndaluan përdorimin e sistemeve të zërit teksa të pranishmit nisën të thërrasin “Arrestoni veten tuaj!” dhe “Turp të kini!”.

Në disa pamje të shpërndara në mediat sociale shiheshin disa përleshje mes njerëzve dhe oficerëve, ku disa thërrisnin “Jeni plehra!” dhe “Ju supozohet të na mbroni!”.

Oficeri i policisë në detyrë Wayne Couzens, 48 vjeç, u la në paraburgim sot i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e viktimës.

Në gjykatë u tha se trupi i zonjës Everard ishte gjetur në një qese materiali ndërtimi dhe u identifikuar nga të dhënat dentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat