Prona historike në Angli me shtëpi, lumë dhe leje për gjueti, tash mund të blihet

Evropë

Prona historike në Angli me shtëpi, lumë dhe leje për gjueti, tash mund të blihet

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:44
Prona historike në Angli

Prona historike që ndodhet në Worcestershire të Anglisë është nxjerrë në shitje për 1.95 milion funte (2.3 milionë euro).

Është fjala për një pronë të madhe fshati, me një shtëpi që ka pesë dhoma gjumi, ndërsa pranë saj rrjedh një lumë. Kjo pronë i ka të gjitha lejet për gjueti dhe peshkim.

Shtëpia e quajtur Kingswood House është ndërtuar në shekullin e 17-të, ndërsa me kalimin e kohës është zgjeruar dhe është rinovuar. Ka shkallë guri, është e lidhur me tarracë që ka vatër zjarri, ndërsa është e rrethuar me kopshte dhe pyll.

Nga dhoma e ditës mund të dilet në vendin e hapur dhe të shijohen kopshtet private, liqenet dhe të tjera.

Pjesë e pronës janë edhe dy kasolle që mund të merren me qira.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat