Britani konfirmohen dy rastet e para me variantin e Filipineve

Evropë

Britani konfirmohen dy rastet e para me variantin e Filipineve

Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Anglia ka pezulluar udhëtimet me Filipinet pas dy rasteve te identifikuara të një varianti të ri të zbuluar fillimisht në Filipine.

Varianti përmbante një numër mutacionesh ,përfshirë proteinën spike E484K të gjetur në variantin brazilian. Ka pasur  shqetësime se vaksinat mund të mos jenë aq efektive kundër këtij varianti.

Rasti i pari i këtij varianti u shfaq për herë të para në 9 mars dhe deri më tani janë regjistruar 33 raste. PHE tha se  kishte identifikuar dy raste të variantit në Angli dhe se po merreshin të gjitha masat e duhura.

Njëra prej rasteve ishte e lidhur me udhëtime ndërkombëtare dhe rasti tjetër ende po hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat