Nga prilli kjo do të jetë mënyra e vetme për të hyrë në Austri!

Evropë

Nga prilli kjo do të jetë mënyra e vetme për të hyrë në Austri!

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:21
Austri

Përderisa Komisioni Evropian dëshiron të prezantojë pasaportën e re dixhitale të COVID-19 deri më 1 qershor, Austria ka përshpejtuar procesin e prezantimit të të ashtuquajturës “pasaportë jeshile”, të cilën dëshiron të prezantojë në prill.

Austria dëshiron të ketë një dokument në prill që do të përmbajë dëshmi të vaksinimit, një test negativ ose një infeksioni të mëparshëm duke prezantuar antitrupat e siguruar.

Në ditët në vijim, do të punohet në kuadrin ligjor për zbatimin e projektit nën titullin e punës “pasaporta e gjelbër”, që u vendos në seancën e sotme të qeverisë.

Kjo pasaportë do të lejojë lirinë e udhëtimit. Austria, e cila është një vend, ekonomia e të cilit, ndër të tjera, mbështetet shumë në turizëm, ka iniciuar futjen e pasaportave në BE, domethënë pasaportat që do të mundësonin rivendosjen e lirisë së udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat