Kisha kthehet në qendër votimi në zgjedhjet në Holandë

Evropë

Kisha kthehet në qendër votimi në zgjedhjet në Holandë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:41
Holandë

Mijëra qendra votimi janë hapur nëpër Holandë herët të enjten në ditën e fundit të zgjedhjeve të përgjithshme që kanë mbetur në hije të pandemisë, e në të cilat kryeministri në detyrë Mark Rutte, po e kërkon mandatin e katërt, raporton agjencia AP.

Palestrat sportive të shkollave, kishat, muzetë dhe sallat e koncerteve janë kthyer në qendra votimi nga autoritetet, që kanë kërkuar lokacione ku njerëzit do të mund të votonin sigurt pas rritjes së rasteve të infeksionit.

Në Amsterdam, disa qytetarë kanë votuar brenda kishës historike De Duif, kishë që daton nga viti 1858.

De Duif është një qendër e trashëgimisë kombëtare holandeze.

Diku tjetër në qytet, çiklistët dhe shoferët kanë votuar nëpër qendra të veçanta, duke mos pasur nevojë të ndalen shumë.

Një shifër rekorde prej 37 partive po marrin pjesë në zgjedhje, ku deri 17 prej tyre parashikohet të marrin mjaftueshëm vota për të fituar së paku një ulëse në parlament, që është rritje nga 13 sa fituan në zgjedhjet e kaluara.

Me këtë ndarje ka të ngjarë që të vështirësohen negociatat për formimin e koalicionit qeverisës dhe të jenë negociata të gjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat