Britania e Madhe do të rrisë rezervat e saj të kokave bërthamore me 40%

Evropë

Britania e Madhe do të rrisë rezervat e saj të kokave bërthamore me 40%

Më: 18 mars 2021 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Britania e Madhe do të rrisë rezervat e saj të kokave bërthamore me më shumë se 40 për qind, në mënyrë që të rrisë sigurinë në një mjedis global të rrezikshëm dhe të përballet me kërcënime të reja teknologjike, tha sot kryeministri Boris Johnson.

Londra zyrtare më parë ka zvogëluar rezervat e saj të armëve bërthamore, dhe në vitin 2010 qeveria vendosi një kufi prej 180 kokave bërthamore deri në mesin e vitit 2020.

Johnson hoqi këtë limit dhe tha se numri do të rritet në një maksimum prej 260 kokave bërthamore, transmeton Reuters.

Deklarata e qeverisë thotë se disa vende tani janë duke rritur dhe zgjeruar dukshëm arsenalin e tyre bërthamor, duke shtuar se forcimi i konkurrencës globale, sfidat e rendit ndërkombëtar dhe përhapja e teknologjive potencialisht shkatërruese paraqesin një kërcënim për stabilitetin strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat