Johnson vaksinohet me “AstraZeneca”: Mënyra më e mirë për t’iu rikthyer jetës normale

Evropë

Johnson vaksinohet me “AstraZeneca”: Mënyra më e mirë për t’iu rikthyer jetës normale

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:37
Boris Johnson

Në një kohë kur Europa është përfshirë nga debatet mbi efektet anësore, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”.

Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për t’iu rikthyer jetës normale.

"Sapo mora dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca.

Image

Faleminderit të gjithë shkencëtarëve të mrekullueshëm, stafit të NHS dhe vullnetarëve që ndihmuan për të realizuar këtë.

Marrja e vaksinës është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për t’u kthyer në jetën që na mungon aq shumë. Le ta bëjmë“, shprehet Boris Johnson.

Image
Ecuria e vaksinimit në Britaninë e Madhe

Britania e Madhe është ndër vendet lider sa i përket vaksinimit anti-Covid. Deri sot mbi 26.2 milionë britanikë e kanë kryer vaksinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat