Gjermania paralajmëron izolimin: Në Evropë mungojnë vaksinat

Evropë

Gjermania paralajmëron izolimin: Në Evropë mungojnë vaksinat

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:43
Flamuri i Gjermanisë

Rastet e koronavirusit po rriten në mënyrë eksponenciale në Gjermani, kanë paralajmëruar zyrtarët e shtetit, ndërsa Evropa kontinentale përgatitet për valën e tretë të infeksioneve, njofton BBC.

Organi i shëndetit publik të Gjermanisë, Instituti Robert Koch, ka thënë se variante shumë ngjitëse të virusit mund ta detyrojnë vendin të izolohet përsëri.

Franca, Polonia dhe disa shtete të tjera veçse kanë filluar me kufizime në rajone të caktuara.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se Evropës i mungojnë vaksinat e nevojshme për të zvogëluar rastet me koronavirus.

“Ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me situatën, në Evropë nuk kemi vaksina të mjaftueshme për të ndaluar një valë të tretë vetëm përmes vaksinimeve”, u tha ai gazetarëve të premten.

Rritja e rasteve të raportuara në Gjermani thuhet se po ndodhin për shkak të rinjve, që nuk po shfaqin kujdesin e duhur për t’u mbrojtur nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat