COVID-19/ Edhe Sllovenia rifillon vaksinimet me AstraZeneca

Evropë

COVID-19/ Edhe Sllovenia rifillon vaksinimet me AstraZeneca

Më: 20 mars 2021 Në ora: 06:38
Ilustrim

Sllovenia rifilloi sot administrimin e vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca, pas garancisë së dhënë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA), deklaroi ministri i Shëndetësisë, Janez Poklukar.

Ish-vendi i Jugosllavisë kishte pezulluar vaksinimin me AstraZeneca, pas vendimeve të ngjashme të marra nga vende të tjera europiane, në sfondin e reaksioneve të rënda që dyshohej se kishin lidhje me vaksinën. Edhe disa vende si Italia, Franca dhe Gjermania po përgatiten sot të rifillojnë vaksinimin me vaksinën AstraZeneca pas një mendimi të favorshëm nga Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA), ndërkohë që Franca po përgatitet të rikufizojë një të tretën e popullsisë, përfshirë Parisin.

Vaksinimi me vaksinën AstraZeneca do të mund të rifillojë në Gjermani, Bullgari, Slloveni dhe në Itali, rikufizuar që prej të hënës. Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) e konsideron përdorimin e vaksinës antiCOVID-19 “AstraZeneca” të sigurt, pavarësisht raporteve në lidhje me mpiksjet e gjakut.

“Mbërritëm në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive”, tha EMA. “Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut”, theksoi ajo.

“Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, përfundon EMA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat