Rruga ballkanike e refugjatëve, banorët të shqetësuar për “pushtimin” e pronave

Evropë

Rruga ballkanike e refugjatëve, banorët të shqetësuar për “pushtimin” e pronave

Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:58
Fshati në kufirin greko-maqedonas Idomeni

Ringjallja e të ashtuquajturës "Rruga Ballkanike" për refugjatët dhe emigrantët vijon të mbetet një shqetësim.

Fshati në kufirin greko-maqedonas Idomeni është në plan të parë pasi kryetarja e tij pretendon se dyndjet e refugjatëve krahasuar me periudhën e mëparshme po rriten përsëri

“Natyrisht ata vijnë në Idomen me qëllimin e vetëm për të qenë në gjendje të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në Evropë. Qëllimi i tyre nuk është të qëndrojnë këtu, është thjesht pika ku ata po përpiqen të kalojnë kufirin dhe të largohen për në Evropë. Refugjatët dhe emigrantët janë shtuar gjatë muajit të fundit”, tha Xanthoula Soupli, kryetare e fshatit Idomen.

Në depot rurale të braktisura janë të dukshme edhe shenjat që ata lënë pas qëndrimit. Ata kanë arritur përmes trenave që fillojnë nga Selaniku dhe hidhen  nga vagonët pak para Idomeni, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në Idomeni së pari ata kërkojnë vende (të braktisura) në mënyrë që të kalojnë natën dhe të mbrohen nga moti i vështirë  derisa të njoftohen nga ana tjetër e kufirit dhe të përpiqen të vazhdojnë udhëtimin e tyre nëpër shtigje.

Gjatë filmimit të pamjeve , një grup i vogël afganësh ishte në distancë në këmbë midis kufirit dhe Idomeni. Sipas rrëfimit të tyre, rojet kufitare të Maqedonisë Veriore i kishin identifikuar dhe i kishin detyruar të ktheheshin në Greqi.

"Tani në kufi në anën e Maqedonisë së Veriut është e vështirë. Ka shumë polici . Tani ne jemi në Greqi pa letra dhe pa para”, tha njëri prej refugjatëve.

Grupet e vogla te refugjatëve janë nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Siria, Algjeria, Maroku. Shumica prej tyre  janë burra dhe në disa raste ka edhe të mitur. Pa para ose dokumente, ose u drejtohem vendasve për ushqim ose i kërkojnë me metoda të tjera

"Ndërsa janë të uritur, ata vijnë në pronat tona, bëjnë dëme, të cilat na kushtojnë shumë. Dhe jo vetëm kaq, por (ata shkatërrojnë) të korrat tona gjithashtu, dhe shumë gjëra të tjera në fshat. Ata marrin shtëpitë tona”, u shpreh Christos Kovatsis.

Autoritetet lokale pretendojnë se prania e policisë nuk ishte aq e shpeshtë sa më parë për shkak të pandemisë.

Reagimi i policisë është që të gjithë ata që identifikohen pa dokumentet e kërkuara transferohen në qendrat e paraburgimit dhe në të njëjtën kohë fillojnë procesin e dëbimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat