E reja britanike habit me pasionin e saj: Komshinjtë presin në radhë për bukën time

Evropë

E reja britanike habit me pasionin e saj: Komshinjtë presin në radhë për bukën time

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:40
Këtë mundësi e shfrytëzoi edhe britanikja, Sophia Sutton-Jones, tashmë një bukëpjekëse.

Izolimi i gjatë prej koronavirusit ka rezultuar dramatik për shumë biznese, por edhe u ka ndezur pasionin të tjerëve për të kundërtën.

Këtë mundësi e shfrytëzoi edhe britanikja, Sophia Sutton-Jones, tashmë një bukëpjekëse.

Dëshira e saj për të gatuar produktet e brumit ka nisur herët, por u zhvillua veçanërisht përgjatë pandemisë.

Image

“E fillova vitin e kaluar, në prill, kur u futëm në karantinë. Gjithmonë kam bërë bukë, që e vogël. I gatova një komshies time. Asaj i pëlqeu dhe u zgjerua rrethi me komshinjtë e tjerë. Në pak javë, po mbanin radhë për bukë te dera.”

29-vjeçarja thotë se qiranë dhe aparaturat i pagoi me ndihmën e komunitetit, duke mbledhur 33 mijë paund nga ta ose nga Instagrami.

Specialiteti i furrës së saj janë bukët me maja të ardhur, të konsideruara si më të shëndetshmet, por edhe ëmbëlsirat.

Image

“Zgjohem herët, shtrihem vonë për punë, dhe jam gjithë ditën në këmbë. Por ia vlen. Kur të vjen klientja e buzëqeshur dhe të thotë se kisha bërë diçka të jashtëzakonshme, ia vlen.”

Në ditët e para të izolimit nga pandemia, pati një kërkesë të shtuar për produktet e miellit, ndërsa gatimi i bukëve në shtëpi u bë trend global edhe për shkak se furrat dhe dyqanet tradicionale nuk i përgjigjeshin dot kërkesës së madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat