Papa: Të gjithë njerëzit duhet të kenë qasje në ujë të pijshëm

Evropë

Papa: Të gjithë njerëzit duhet të kenë qasje në ujë të pijshëm

Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:46
Papa Françesku

Papa Françesku kërkoi më shumë angazhim për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje në ujë të pijshëm.

Papa tha të dielën se "shumë njerëz kanë qasje të kufizuar në ujë, i cili ndodhë të jetë i ndotur". Ai i inkurajoi të gjithë që të "reflektonin në vlerën e kësaj dhurate të mrekullueshme dhe të pazëvëndësueshme të Zotit".

"Është e nevojshme të sigurohet ujë i pijshëm dhe shërbime higjienike për të gjithë njerëzit", tha Papa Françesku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 2 miliardë njerëz në botë përdorin burime të ujit të pijshëm që është i ndotur.

Kombet e Bashkuara në një raport të vitit të kaluar vlerësuan se 43% e shkollave në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë dhe sapun për larjen e duarve./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat