Kallëzim penal ndaj ish-ministrit të brendshëm italian, mund të dënohet deri 15 vjet burg

Evropë

Kallëzim penal ndaj ish-ministrit të brendshëm italian, mund të dënohet deri 15 vjet burg

Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:28
Matteo Salvini

Një prokuror në Palermo akuzoi kreun e partisë së djathtë italiane, Lega, Matteo Salvini, për rrëmbim, sepse në vitin 2019, si Ministër i Brendshëm, ai parandaloi më shumë se 100 migrantë të hynin në tokën italiane.

Refugjatët mbetën të bllokuar në det derisa prokurori urdhëroi sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e njerëzve në bord.

Salvini tha se ishte “krenar që ka punuar për të mbrojtur vendin, për të respektuar ligjin, për të zgjuar Evropën dhe për të shpëtuar jetë”, raporton euronews.

“Nëse do të më shkaktonte probleme dhe vuajtje, unë me kënaqësi e pranoj atë”, tha Salvini.

Ndërsa ishte Ministër i Brendshëm për 14 muaj, Salvini parandaloi që disa anije të ankorohen në Itali, për të parandaluar ardhjen e migrantëve.

Salvini akuzoi organizatat humanitare të angazhuara në ndihmën e refugjatëve për inkurajimin e trafikimit njerëzor. Nëse dënohet, Salvini përballet me 15 vjet burg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat