Rikthehet dimri i ashpër, borë e stuhi në Itali

Evropë

Rikthehet dimri i ashpër, borë e stuhi në Itali

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:43
Ilustrim

Mbërritja e një vorbulle ciklonike ka bërë që e gjithë Italia të përfshihet nga një mot i keq. Për mediat vendase, ky është praktikisht një rikthim i dimrit.

Sicilia është vendosur në alarm portokalli, thotë Corriere della Sera, Kalabria e Puglia në të verdhë ndërsa Lombardia përballet me erëra të furishme.

Situata duket se nuk do të përmirësohet për disa ditë me radhë. Erëra të acarta përfshinë Italinë të shtunën dhe moti i keq goditi sidomos Jugun.

Të dielën pas kësaj, me afrimin e vorbullës ciklonike pre e kushteve te ashpra të motit u bënë edhe rajonet qendrore.

Dëbora zbardhi që në orët e para të ditës zonat e Marche dhe Abruzzo; paskësaj reshje të saj priten edhe më në jug të shoqëruara ndërsa pjesë të tjera të vendit përballen me rrebeshe shiu e stuhi.

Ndryshe paraqitet situata në veri, ku do të shkëlqejë dielli, edhe pse në shumë qytete të Pianura Padana do të rikthehen ngricat.

Në Piemonte, Valle d’Aosta e Alto Adige, sakaq do të mbetet në fuqi paralajmërimi nga orteqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat