​BE hedh poshtë thirrjet e Britanisë për dërgimin e vaksinave nga Holanda

Evropë

​BE hedh poshtë thirrjet e Britanisë për dërgimin e vaksinave nga Holanda

Më: 22 mars 2021 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë thirrjet nga qeveria britanike për të shpërndarë vaksinat AstraZeneca kundërCOVID-19 të prodhuara në një fabrikë në Holandë, tha të dielën një zyrtar i BE-së.

"Britanikët insistojnë që fabrika Halik në Holandë duhet të dorëzojë substancën medicinale të prodhuar atje. Kjo nuk funksionon," tha ky zyrtar për Reuters.

Fabrika Halik në Leiden renditet si furnizuese e vaksinave në të dy kontratat që AstraZeneca ka nënshkruar me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian.

Ish-anëtari i BE-së, Britania, deri më tani ka vaksinuar shumë më tepër njerëz sesa vendet e BE-së në proporcion me popullsinë.

"Ajo që prodhohet në Halik duhet të shkojë në BE," shtoi zyrtari.

Britania këmbënguli që marrëveshjet duhet të respektohen.

"Komisioni Evropian do ta dijë që pjesa tjetër e botës po shikon se si sillet në lidhje me këtë çështje, dhe nëse shkelin kontratat dhe detyrimet, është një gjë shumë e dëmshme për një bllok tregtar që është krenar për ligjet e tij," tha më herët ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Ben Wallace për Sky News, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me kërcënimin e presidentes së KE-së Ursula von der Layen për të bllokuar eksportet në Britani.

Një zyrtar i BE tha se BE nuk po shkel asnjë traktat. Bashkimi Evropian kërcënoi të mërkurën për të bllokuar eksportin e vaksinave kundërCOVID-19 në Britani në mënyrë që të mbrojë doza të pakta për qytetarët e saj dhe Von der Layen tha se situata epidemiologjike po përkeqësohet.

AstraZeneca u ka thënë zyrtarëve të BE se Britania e Madhe po përdor një klauzolë në kontratën e saj të furnizimit që parandalon eksportin e vaksinave të saj derisa tregu britanik të mbulohet plotësisht, thanë zyrtarët e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat