Çfarë po ndodh me COVID në Evropë? Thyhen rregullat në Francë e Spanjë

Evropë

Çfarë po ndodh me COVID në Evropë? Thyhen rregullat në Francë e Spanjë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:23
Thyhen rregullat në Francë e Spanjë

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, Gjermania ka forcuar masat në kufirin më Poloninë.

Ministri i Shëndetësisë në Varshavë, Adam Niedzielski shprehet se pjesa më e madhe e të infektuarve janë shkaktuar nga varianti britanik i virusit.

Në vetëm 24 orët e fundit është raportuar për 21 mijë raste të reja. Polonia zgjati javën e katërt të izolimit dhe pritet të mbetet në fuqi të paktën deri më 9 prill.

"Rritja e të infektuarve po shkaktohet kryesisht nga mutacioni britanik. Dikush mund të thotë se mutacioni britanik zhvendos variantet e tjera të virusit. Ne vlerësojmë se në Poloni prezenca e këtij virusi është midis 60-80%. është një virus jashtëzakonisht ngjitës, për fat të keq është më virulent”, u shpreh Adam Niedzielski, ministri i Shëndetësisë në Poloni.

Ndërsa, Franca vendosi bllokime të pjesshme në 16 rajone, më shumë se gjashtë mijë njerëz pushtuan qendrën e qytetit të Marsejës për të festuar karnavalet.

Policia thotë se eventi ishte i paautorizuar dhe e cilësoi atë "të papërgjegjshëm".

Që nga fillimi i pandemisë, në Francë është raportuar për 4.2 milionë të infektuar.

Edhe në Barcelonë gjatë fundjavës rreth 1 mijë njerëz u dëbuan nga rajoni Born, një zonë e cila është kthyer në një pikë takimi për të rinjtë ku mblidhen dhe pinë, pa ndjekur masat e sigurisë.

Në Itali vijon procesi vaksinimit më shumë se 3 qind mijë doza të vaksinës Moderna mbërritën në shtetin fqinj.  Kjo është dërgesa më e madhe që nga nisja e vaksinimit.

Më shumë se gjysma e Italisë është duke përjetuar një tjetër izolim dhe pjesa tjetër po ashtu është në izolim të pjesshëm.

Sardenja është zona e fundit që ngjyroset portokalli që do të se thotë se një liri e tillë në rrugë përfundon nga e hëna.

Britania nga ana tjetër shënon një tjetër rekord me vaksinimet. 

Më shumë se tetëqind e shtatëdhjetë mijë doza u dhanë në vetëm një ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat