Punëtorët e njeriut më të pasur në botë hyjnë në grevë: Amazon nuk po respekton asnjë marrëveshje me italianët

Evropë

Punëtorët e njeriut më të pasur në botë hyjnë në grevë: Amazon nuk po respekton asnjë marrëveshje me italianët

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:44
Punëtorët në grevë

Rreth 9,500 punonjës të Amazon në Itali kanë hyrë në grevë, duke kërkuar kushte më të mira pune në mes të një pandemie të coronavirusit.

Ulja e ngarkesës së punës, respektimi i normave shëndetësore gjatë pandemisë, pagesa e “kompensimit COVID-19”, rritja e pagave, të gjitha këto janë kërkesa të sindikatave Cgil, Cisl dhe Will.

“Punonjësit janë të rraskapitur”, drejtuesit e Amazonit i dorëzojnë 180 deri në 200 paketa në ditë, thanë sindikatat italiane në një deklaratë të përbashkët.

Klientët e Amazonit janë thirrur të mbështesin punonjësit që janë në grevë duke hequr dorë nga blerjet e tyre sot, sipas apelit të shoqatës së konsumatorëve.

“Si është e mundur që kompania e njeriut më të pasur në botë nuk respekton as të drejtat themelore?” pyeti Nicola Fratoani, sekretari kombëtar i partisë së majtë Sinistra, e cila mbështet grevën.

Image

Shitjet në internet u rritën pas mbylljes së dyqaneve për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Amazon tejkaloi 100 miliardë dollarë në xhiro për herë të parë në tremujor dhe fitimi i saj u dyfishua në tremujorin e katërt të vitit 2020 në 7.2 miliardë dollarë.

Grupi njoftoi hapjen e një qendre të re shpërndarjeje në veri të Italisë, me 900 vende pune, duke e çuar numrin e të punësuarve në Itali në 10,400.

Amazon punësoi 2,600 njerëz vetëm në Itali gjatë vitit 2020. Kompania deklaron se ka investuar më shumë se 5.8 miliardë euro që nga mbërritja në Itali dhjetë vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat