Itali, bodybuilder-i 30-vjeçar pranon vrasjen e të dy prindërve, pas debatit për të nxjerrë qenin për xhiro

Evropë

Itali, bodybuilder-i 30-vjeçar pranon vrasjen e të dy prindërve, pas debatit për të nxjerrë qenin për xhiro

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:30
Foto

Një burrë në Itali ka pranuar vrasjen e prindërve të tij, pas një konflikti që nisi kur ata i kërkuan të nxirrte qenin për ajrosje.

Vrasjet ndodhën në qytetin Bolzano në provincën veriore të Tyrol, para se mësuesit Peter Neumair e Laura Perselli të shpalleshin të humbur në fillim të vitit.

Trupi i vdekur i Lauras ishte gjetur në vonë në lumin Adige me shenja mbytjeje, ndërsa ai i bashkëshortit të saj nuk është gjetur kurrë, edhe pse shenja të gjakut të tij janë gjetur në një urë aty pranë.

I biri i viktimave, ‘bodybuilder-i’ Benno Neumair, 30 vjeç, u arrestua më 29 janar.

Ai ka pranuar tashmë vrasjen e babait të tij pas një sherri që nisi me të, dhe më pas kishte vrarë dhe nënën e tij kur ajo kishte ardhur për të ndërhyrë.

Argumenti që çoi në vrasje kishte nisur kur babai i kërkoi të ngrihej nga krevati dhe të nxirrte për ajrosje qenin e familjes.

Kur ai refuzoi, kishte nisur argumenti, tha Benno: “Babai më akuzoi se jam një i dështuar. Unë desha vetëm qetësi, kështu që ia mbylla gojën.”

Ai tha se kishte shkuar në dhomën e tij për t’i shpëtuar kritikave të babait. Benno ankohej se babai e kishte zgjuar nga gjumi duke u ankuar se ai nuk kryente pjesën e tij të punëve të shtëpisë.

I dyshuari i vrasjeve tha: “Mora një litar që gjeta në veglat e mia, ne ishim në korridor dhe më pas ramë të dy përtokë. Më kujtohet që e shtrëngova fort”.

Benno thotë se më pas në shtëpi ishte kthyer e ëma, të cilën e kishte mbytur me të njëjtin litar: “E bëra pa i thënë lamtumirë”.

I biri thotë se hodhi trupat e prindërve në lumë nga ura.

Hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat