Greqia kërkon mjekë privatë për të përballuar pandeminë

Evropë

Greqia kërkon mjekë privatë për të përballuar pandeminë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Ministria greke e Shëndetësisë po vazhdon kërkimin e mjekëve privatë në mënyrë që të përballet me infeksionet e koronavirusit, sipas një deklarate të bërë sot nga ministri grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias.

“Për javë të tëra, Ministria e Shëndetësisë ka drejtuar një ftesë-apel për mjekët privatë për të ndihmuar spitalet e sistemit shëndetësor kombëtar gjatë valës së tretë të madhe të pandemisë COVID-19”, deklaroi Kikilias.

”Për fat të keq, shumë pak mjekë privatë janë përgjigjur. Ne i falënderojmë ata”, shtoi ai.

”Duke marrë parasysh kushtet e urgjencës dhe nevojën urgjente për trajtimin e pacientëve, Ministria e Shëndetësisë po kërkon patologë të sektorit privat, pulmonologë dhe mjekë të përgjithshëm në rajonin e Atikës”, theksoi Kikilias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat